Mënyra më e mirë për të patur aftësi krijuese? Vishni atletet dhe vraponi! Ky është aktiviteti ideal, jo vetëm për të qenë në formë fizike, por edhe për të patur frymëzim, aftësi krijuese dhe rezultat në punë.
Vrapimi, sidomos në mëngjes është një kurë për një ditë më të mirë.
Nga disa të dhëna që dalin nga një studim ndërkombëtar, ku janë anketuar më shumë se 7000 persona nga shtatë vende të ndryshme të botës, që vraponin të paktën dy herë në javë, përfundimet e nxjerra janë mahnitëse.
Për diçka të gjithë të anketuarit binin dakord: Vrapimi sjell një kthesë në ditën e tyre.
Pothuajse të gjithë vrapuesit (97 %), u shprehën se një vrapim i lehtë në mëngjes sjell humor të mirë gjatë ditës.
60 % thanë se vrapimi u sillte më shumë energji në punë. 44 % mendonin se ai sillte përmirësim sa i përket aspektit të vetëbesimit dhe kreativitetit.
Ndërsa 26 % u shprehën se të vrapuarit u bënte mirë jo vetëm fizikisht, por i bënte të ndiheshin më dinjitoz dhe më të përgjegjshëm, shkruan tvklan. Nuk është çudi që vrapimi ka fuqinë për të ndryshuar jetën e njerëzve.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...