Vitin e Ri nuk do ta prisni vetëm: 3 shenja që i pret një dashuri si në filma

22:36 | 12 Dhjetor 2025
Q L

Për këto tri shenja, dhjetori mund të jetë muaji i rastësive si në filma, takimeve fantastike dhe lidhjeve të reja emocionuese

Festat po afrohen dhe bashkë me to edhe ai presioni i lehtë, por i pashmangshëm, që Vitin e Ri të mos e presim vetëm.

Edhe pse dhjetori është shpesh kaotik, për disa shenja të horoskopit romanca këtë vit buzëqesh më fort se zakonisht.

Astrologia Adama Sisay nga Lilith Astrology shpjegon për Bustle se çelësi qëndron te tranzitet e Venerës dhe Marsit – planetet që sundojnë dashurinë, tërheqjen dhe energjinë seksuale. Kur këta planetë “punojnë për ju”, ndodh pikërisht ajo që të gjithë e dëshirojmë në heshtje: momenti i duhur, vendi i duhur dhe personi i duhur.

Nëse jeni Binjak, Shigjetar apo Bricjap – përgatituni. Dhjetori ju sjell një sezon dashurie më intensiv, më të ngrohtë dhe më argëtues nga sa e prisnit. E nëse nuk jeni… gjithmonë mund të kontrolloni ashendentin tuaj.

Binjakët
Venera dhe Marsi, gjatë sezonit të Shigjetarit, ndodhen pikërisht përballë shenjës suaj. Ky është një aspekt i fuqishëm dashurie që ju hap dyert për njohje të reja, biseda më të thella dhe kimi që vjen më natyrshëm se zakonisht. Do të ndiheni më të guximshëm, më të hapur dhe më të gatshëm për të marrë iniciativën, gjë që për Binjakët është terren i njohur.

Këshillë: shkruani të parët, nisni bisedën, bëni një kompliment. Spontaniteti juaj do të jetë magnet.

Shigjetari
Venera dhe Marsi qëndrojnë në shenjën tuaj pothuajse gjatë gjithë muajit, duke e çuar tërheqjen tuaj në maksimum. Doni argëtim? Do ta keni. Doni romancë? Me shumë gjasë ju pret pas qoshes. Ftesa, “ndeshje”-e në orët e vona, dalje të papritura, gjithçka punon në favorin tuaj. Si shenjë zjarri, lidheni më fort kur i lini gjërat të rrjedhin pa plan.

Këshillë: mos e analizoni tepër çdo njohje; pranoni ftesat spontane dhe lejoni që romanca t’ju gjejë natyrshëm.

Bricjapi
Në fund të dhjetorit, Venera dhe Marsi hyjnë në shenjën tuaj dhe aktivizojnë fuqishëm impulset romantike dhe seksuale. Nëse nisni kërkimin tani, shumë lehtë mund të përfundoni me partnerin ideal për puthjen e Vitit të Ri, ose edhe me dikë mjaftueshëm të veçantë për ta përmendur në darkën festive. Bricjapët e duan planin, por këtë herë dashuria do të jetë më e bukur nëse e lini të ndodhë vetë.

Këshillë: thoni “po” ftesave spontane dhe merrni pjesë në edhe një festë më shumë. /Telegrafi/