Bebe Rexha, si shumë prej nesh, ka rrathë të zinj poshtë syve. Këngëtarja u shfaq e pagrimuar në një video për Vogue para se të shpjegonte rutinën e saj të kujdesit ndaj lëkurës dhe grimin e frymëzuar nga David Bowie dhe Debbie Harry.
I vetmi korrektor që i mbulon rrathët e zinj është Shape Tape Concealer nga Tarte, i cili kushton 27 dollarë.
“Këshilla ime është ta lini pak minuta pasi e shtroni dhe më pas ta përhapni,” shpjegon Bebe. “Kështu produkti hyn më në lëkurë.”
Ajo e përfundoi grimin me La Mer translucent powder, shtoi fondatinën e La Mer, bronzer nga Fenty dhe Dior dhe blush nga Kylie Cosmetics.
Fansat vlerësuan faktin që Bebe i tregoi haptazi rrathët e zinj apo fytyrën e pagrimuar. “Më në fund, një i famshëm që s’ka turp të dalë ashtu siç është,” komentoi dikush. “Bravo që tregohet e sinqertë,” tha një tjetër.
Plot të tjerë u frymëzuan nga guximi i Bebes për të treguar imperfeksionet e fytyrës. “Ka kaq shumë vetëbesim. Unë i urrej rrathët e zinj, s’dal nga shtëpia pa u lyer dhe për këtë e kanë fajin gjithë të famshmit që s’kanë asnjë grimcë pigmentimi,” shkruajti një komentuese.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...