Ushtrimet fizike janë shumë të mira për shëndetin e trupit, por sipas studimeve të fundit del që ato i bëjnë mirë edhe trurit.
Neuroshkencëtarët nga Universiteti i Gjenevës, zhvilluan një studim në të cilin vlerësuan performancën e kujtesës pas stërvitjeve, zbuluan se një seancë intensive ushtrimesh fizike deri në 15 minuta me biçikletë përmirëson kujtesën, duke përfshirë marrjen e aftësive të reja motorike, transmeton portal arbresh.info
Ekipi hulumtues rekrutoi një grup prej 15 burrash të shëndetshëm për të bërë një test kujtese, dhe vetëm pas 30 minutash çiklizëm të moderuar, pas 15 minutash çiklizëm intensiv ose pas një periudhe pushimi dhe ata zbuluan se performanca ishte më e mirë pas periudhës intensive.

Autorja e studimit Blanca Marin Bosch, thekson se pas ushtrimeve fizike kujtesa te burrat ishte shumë më e mirë.
Ekipi zbuloi gjithashtu se sa më shpejt që ushtronin pjesëmarrësit, aq më shumë ata aktivizuan hipokampusin e tyre, qendrën e kujtesës së trurit dhe bërthamën caudate, një strukturë e përfshirë në proceset motorike.
Studimi u botua në revistën Scientific Reports./arbresh.info/
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...