Ndjeheni keq?!
Pse nuk shkoni në palestër për të freskuar trupin dhe mendjen?
Një studim i fundit ka gjetur se ushtrimet e moderuara kanë efekt pozitiv në shëndetin mendor, transmeton portali arbresh.info
Studimi, i botuar të mërkurën në revistën “The Lancet Psychiatry”, ka analizuar përgjigjjet e rreth 1.2 milionë të rriturve amerikanë, të cilët morrën pjesë në një anketë të kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Pjesëmarrsve u është kërkuar të tregojnë se sa ditë në muaj ata bëjnë ushtrime dhe është gjetur se ata që kanë ushtruar vazhdimisht kanë pasur nivel më të ulët të stresit, depresionit dhe problemeve emocionale.
“Më e bukura e studimit është se edhe vetëm ecja ndikon shumë në shëndetin mendor”, tha në një intervistë Adam Chekroud, autor i studimit dhe asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin Yale.
Studimi ka gjetur se vetëm 45 minuta ushtrimë, të paktën 3 herë në javë luajnë rol të madh në shëndetin mendor./Arbresh.info/
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...