Edhe flokët kanë nevojë për ushqimin e duhur.
Mungesa e ushqyesve të duhur siç janë mineralet, vitaminat dhe acidet yndyrore mund të ngadalësojë rritjen e flokut dhe të shkaktojë rënien e tij, shkruan “AgroWeb”.
Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat se si një regjim i duhur ushqimor mund të përmirësojë shëndetin e flokut tuaj.
Peshku, proteinat dhe yndyrnat
Përbërja e flokut është kryesisht proteinë.
Kur floku bie, trupi ka nevojë për më shumë proteinë që të zëvëndësojë humbjet e pësuara.
Një regjim ushqimor që përmban pak proteinë mund të shkaktojë përtharje të skalpit dhe brishtësi të flokut.
Ngrënia e peshkut disa herë në javë është një nga mënyrat më të thjeshta për furnizimin e trupit me proteinë cilësore.
Peshqit ofrojnë acide yndyrore omega-3, vitaminat B, D dhe hekur.
Peshqit më të shëndetshëm për flokun janë salmon, skumbria, sardelet dhe trofta, transmeton lajmi.net.
Frutat dhe perimet
Floku ka shumë nevojë për vitaminat A dhe C.
Vitamina A prodhon yndyrnat e nevojshme për skalpin dhe mungesa e saj shkakton përtharje të tij dhe zbokth.
Vitamina C është thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe mungesa e saj shkakton rënien dhe shpërbërjen e flokut.
Spinaqi, brokoli, lakrat e egra janë barishtet më të pasura me vitaminat A dhe C.
Patatet e ëmbla, pjepri, kungulli dhe kajsitë janë burime të shkëlqyera të beta karotenit që kur futet në organizëm transformohet në vitamina A.
Frutat e pyllit, kivi, domatet, luleshtrydhet dhe agrumet janë të pasura me vitaminë C.
Bishtajoret
Thjerrëzat fasulet dhe bizelet ofrojnë shumë proteinë, hekur, zink dhe biotinë, transmeton lajmi.net.
Mungesa e tyre mund të shkaktojë rënie dhe brishtësi të flokut.
Arrorët
Arrorët janë të pasur me proteinë por edhe selenium, që është shumë i rëndësishëm për shëndetin e skalpit.
Arrorët përmbajnë edhe acid alfa linoleik dhe zink që përmirësojnë cilësinë e strukturës së flokut.
Mungesa e zinkut në trup shkakton rënien e flokut, ndaj është e këshillueshme që njerëzit që kanë probleme me flokun të konsumojnë ushqime të pasura me zink.
Produktet e bulmetit me pak yndyrë
Në këtë kategori futen produkte si kosi, qumështi dhe gjiza të cilat janë të pasura me kalçium.
Ky mineral është thelbësor për rritjen e flokut, transmeton lajmi.net.
Këto ushqime janë gjithashtu të pasura me vitaminë D që forcon rrënjën e flokut.
Zinku
Duhet të ushqeheni me produkte të pasura me zink, mungesa e të cilit shkakton jo vetëm rënien e flokut por edhe përtharjen e skalpit.
Këtë mineral mund ta gjeni edhe tek arrorët, vezët, drithërat dhe buka me drithëra të plota.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...