Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.
Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive, shkruan “AgroWeb”, transmeton lajmi.net.
Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.
Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.
Buka me drithëra të plota
Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës, transmeton lajmi.net.

Çokollata
Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrenë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi
Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë. Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokalli
Portokalli është ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku
Peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmirësojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik
Shafrani është një erz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë. Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra E Kokosit
Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3. Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave