Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai. I cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e perandorisë otomane. E më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishte miqësi personale.
Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit, ata kshin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë.
Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish-deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.
Shprehja ‘gjaku thërret” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve.
Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të të tëra deri sa u gjetën.
Pavarësisht moshës, dëshira e 90-vjecarit për të pasur pashaportën shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij .
Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve jetë që i kanë mbetur t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare, familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...