Frizura e shkurtër është sfidë e vërtetë për secilën femër, por e vërteta është që nuk do t’i rrijë mirë secilës.
Nëse hamendeni se a do të aplikoni ndryshimin e këtillë në dukjen tuaj, ne po ju japim zgjidhjen se si të siguroheni se a do t’ju rrinë mirë apo jo flokët e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Me këtë truk të thjeshtë mund të verifikoni menjëherë.
Këtë rregull e ka shpikur floktari i njohur John Frieda dhe e gjitha që ju nevojitet janë lapsi dhe vizorja.
Vendosni lapsin horizontalisht mu nën mjekër, pastaj vizoren vendoseni vertikalisht ashtu që të arrijë deri te veshët.
Nëse distanca është më e vogël se 5,5 do të dukeni shkëlqyeshëm me frizurë të shkurtër, ndërsa në të kundërtën më mirë është që t’i mbani flokët të gjatë. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...