Truket që i bëjnë njerëzit të kenë vëmendje tek ju

12:30 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Janë disa truke që i bëjnë njerëzit të mësojnë se si të marrin vëmendjen e të tjerëve.

Shumë prej nesh provojnë mënyra të ndryshme që të jenë në vëmendje nga të tjerët apo të kenë vëmendjen e vetëm një personi, transmeton lajmi.net.

Disa nga mënyrat të qeshurit, gjuha e trupit, veshjet me ngjyrë të kuqe.

Përshtatni gjuhën e trupit
Nëse dëshironi të impresiononi dikë apo të merrni vëmendjen e tij/saj, mundohuni të emitoni gjuhën e trupit që ai person po përdor.

Bisedo me duar lart
Ka shumë mënyra të biseduarit me anë të gjuhës së trupit, por nëse bisedoni me duar lart, tregojnë që jeni të besueshëm dhe të sinqertë.

Praktikoni qëndrimin e “fuqishëm”
Nëse bëni pozitën e të “fuqishmit”, edhe nëse nuk jeni të sigurt dhe bëni një pozitë të duhur kur ecni, ajo pozitë ju shfaq me plot siguri dhe vetëbesim.

Jepni komplimente
Është e rëndësishme që të jepni komplimente në mënyrë që ti bëni njerëzit të ndihen mirë.

Përtypni çamçakëz që të largoni nervozen
Është normale që të ndiheni të nervozuar dhe me stres kur keni një eveniment të madh, që të largoni stresin dhe nervozen, përtypni çamçakëz.

Vishuni me të kuqe të merrni vëmendjen e të tjerëve
Nëse dëshironi të merrni vëmendjen nga të tjerët apo të bini në sy tek dikush ne veçanti, vishuni me të kuqe.

 

Shpërndaje në rrjete sociale