Receta që portal arbresh.info sjell sot për ju është vegjetariane dhe përmban shumë vitamina.
Thjerrëzat janë të njohura si ushqim që përmban sasi të konsiderueshme të hekurit dhe janë shumë të shëndetshme, transmeton portal arbresh.info
Italianët i konsumojnë thjerrëzat të paktën 1 herë në javë, ndërsa sipas traditës së tyre, në fillimin e vitit të ri thjerrëzat janë pjata kryesore, për shkak se konsiderohet që sjellin fat gjatë vitit në vazhdim.
Përbërësit:
1 filxhan i madh thjerrëza
1 qepë mesatare
1 karrotë
Selino
1 kungulleshë
1 thelp hudhër
Pak majdanoz dhe oregano
Kripë dhe piper të zi sipas dëshirës

Përgatitja:
Thjerrëzat fillimisht lahen mirë dhe zihen së bashku me qepën dhe karrotën zihen në temperaturë të ulët për të paktën 1 orë.
Pasi perimet të jenë zier, ato bluhen në blender dhe fërgohen me vaj ulliri. Më pas kjo përzierje hidhet te thjerrëzat e ziera dhe lihen të zihen edhe për disa minuta.
Servohet e ngrohtë!/arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...