5-7 porcione fruta -perime në ditë përgjysmojnë rrezikun e vdekjes nga çfarëdolloj shkaku:
Këto janë rezultate të cilat përforcohen gjithnjë e më shumë nga vëzhgimet afatgjata mbi konsumin e zarzavateve dhe frutave në shëndetin e popullatave. Ja se çfarë thonë ato.
7 porcione perime – fruta në ditë mundet që:
të ulin me 42% rrezikun e vdekjes nga të gjitha arsyet
të ulin 32% rrezikun e infarktit dhe hemoragjisë cerebrale
të ulin 25% rrezikun e kancerit
Zarzavatet janë më të afta në këtë punë sesa frutat.
Që të përfitoni më shumë nga perimet konsumojini ato të freskëta ose pak të ziera, nganjëherë të fermentuara si turshitë ose edhe te sapo mbira në formë filizash.
Që të jeni në rregull me këto rekomandime, mjafton të konsumoni çdo ditë 2 sallata të bollshme me:
Brokoli, spinaq, qepe, hudhra, qepë, sallatë jeshile, lakër të kuqe, domate, speca etj.
Gatime me salcë domatesh të freskëta, qepë, hudhra dhe erëza.
1 herë në ditë lëngje frutash të përzier me zarzavate si panxhar, spinaq, rrepa.
Çdo ditë 3 fruta të ndryshme të stinës.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...