Nëse është për t’u besuar paralajmërimeve të revistës së njohur të modës, mbizotërimit të xhinseve me bel të lartë po i ofrohet fundi.
Në të vërtetë, shtëpitë e shumta të modës kanë dërguar në pista mode modele të xhinseve me bel të ulët, ndërkaq javëve të fundit gjithnjë e më shpesh i shohim në kombinime të veshjeve të trendesisteve të reja siç janë Bella Hadid dhe Kendall Jenner.
Ekspertët e modës konsiderojnë se është çështje kohe kur do të zvogëlohet oferta e modeleve me bel të lartë, andaj sërish do të prodhojmë modele të cilat kanë qenë hit në fillim të viteve 2000.
Ky lajm me siguri nuk do t’i gëzojë nënat tona, të cilat nuk janë adhuruese të modelit të këtillë, për shkak të arsyeve të njohura mirë.
Sipas mendimit të tyre, xhinset me bel të ulët janë të dëmshme për shëndetin, sepse zbulojnë stomakun, prandaj lehtë mund të ftohen veshkat apo vezoret.
Shumica e femrave preferojnë modelet me bel të lartë, sepse janë më praktike për t’i bartur dhe nuk ka vend për frikë nga situatat e pakëndshme potenciale të modës dhe zbulimit të veshjeve të brendshme, kur xhinset tërhiqen me rastin e qëndrimit ulur.

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...