Supa krem me kërpudha është një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur, por shumë speciale në shije. është ideale për ditët e dimrit dhe shijon shumë me bukë të thekur.
Përbërësit:
350 gr kërpudha të freskëta
40 gr miell
40 gr gjalpë
1/2 l qumësht
2 dl lëng perimesh
një dl pana e lëngshme
disa gjethe majdanoz
kripë
copa buke të thekur
Përgatitja:
Pasi keni pastruar mirë kërpudhat, pritini në feta dhe stufojini në një tigan me gjysmën e gjalpit dhe pakëz kripë.
Ndërkaq, përgatisni beshamelën: në një tenxhere shkrini gjalpin e mbetur, shtoni miellin dhe përziejini për të eliminuar kokrrizat. Shtoni qumështin e ngrohtë dhe përziejini përdisa minuta.
Shtoni edhe kërpudhat dhe kaloni gjithccka në sitë. Shtoni përbërjen në një tenxhere, shtoni edhe brodon e perimeve dhe lëreni të ziejë. Shtoni dhe kripën dhe hiqeni nga zjarri.
Në fund shtoni panën e lëngshme dhe gjethet e majdanozit e më pas servireni në tryezë me copa buke të thekur./living/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...