Nëse keni qenë në një marrëdhënie të gjatë, mund ta vini re se kur dhe sa shpesh bëni seks.
Është e zakonshme që gjërat në jetën tuaj seksuale të bëhen pak të mërzitshme, por një studim pretendon se kjo ndjenjë mund të përjetohet me shpejt nga një grua sesa nga një burrë, transmeton portali arbresh.info
Studimi i kryer në Britani të Madhe, ka anketuar 4839 burra dhe 6669 gra për qëndrimin e tyre ndaj seksit.
Nga të anketuarit, 15% e njerëzve që identifikohen si burra dhe 34% e njerëzve që identifikohen si gra thanë se nuk kishin interes për seks pas një viti marrëdhënie.
Megjithëse njerëzit e të dy gjinive raportuan se ndiheshin më pak të interesuar për seks, veçanërisht me moshën, gratë në marrëdhënie raportuan se u ndodhi atyre shumë më shpejt që të ftohen nga partneri.
Studimi ka gjetur se pas një viti lidhje, gratë vuanin nga epshi i ulët dy herë më shumë sesa burrat.
Megjithëse shkallët me të cilat ata përjetuan një mungesë interesi për seksin ndryshonin, shpjegimet si për burrat ashtu edhe për gratë dukeshin se ishin të ngjashme. Të dy gjinitë përmendën shëndetin fizik dhe mendor, komunikimin e dobët dhe mungesën e lidhjes emocionale si arsye pse nuk janë më aq të interesuar për seks me një partner.
Çiftet që kishin komunikim të mirë ishin përgjithësisht më të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
Autorët e studimit vunë në dukje se gjetjet e tyre janë një kujtesë e mirë që partnerët duhet të komunikojnë në lidhje me jetën e tyre seksuale dhe se vetëm komunikimi i hapur mund të ndihmojë në rritjen e epshit./arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses