Nëse jeni mërzitur nga postimet e pafundme të çifteve duke bërë selfie në palestra dhe duke shkuar në darka, atëherë kemi një lajm për ju: të gjithë këtë janë duke e aktruar!
Më shumë se gjysma e mijëvjeçarëve aktrojnë se janë në lidhje më të lumtur sesa ç’janë në të vërtetë. Të paktën kështu thotë një studim i ri, i cili është përkrahur nga ‘Relate’.
Hulumtimi sugjeron se 42% i përdorin pëlqimet e Facebook-ut dhe Instagram-it për ta krijuar përshtypjen se lidhja e tyre është e përsosur. Sipas ekspertëve, njerëzit duan vëmendje, ndërkaq postimet pozitive mirëpriten nga tjerët, pëlqehen dhe komentohen.
Në disa raste, disa njerëz duan të besojnë se gjërat janë duke shkuar mirë në lidhje, kështu veprojnë duke postuar imazhe pozitive në mënyrë që ta mashtrojnë veten se gjërat janë pozitive. Kështu, herën tjetër që shihni një çift duke praktikuar joga pranë një shkëmbi, vetëm injorojeni – shanset janë të mëdha se pas fotografisë vetëm janë fjalosur!
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...