Gratë me pikëpamje optimiste për jetën mund të jetojnë më gjatë, thotë një studim i fundit.
Sipas studimit gratë optimiste kanë pak gjasa të vdesin herët dhe gjithashtu nuk preken nga sëmundjet me të cilat preken gratë pesimite, transmeton arbresh.info.
Për optimizmin në studimet e mëhershmë është thënë se luan rol të madh në shëndetin e njeriut dhe ka rëndësi të madhe sikurse dietat e shëndetshme, studimi i fundit shpjedon pjesërisht lidhjen e optimizmit me jetëgjatësinë.
Me fjalë të tjera, sipas Erik Kim, studiues në shkencat shoqërore në Universitetin e Harvardit, ka theksuar se optimizmi ndikon drejtpërdrejtë në sistemin tonë biologjik.
Studimi i publikuar në ‘American Journal of Epidemiology’ ka hulumtuar gratë që janë rregjistruar në studimin e shëndetit infermierik që nga viti 1976. Çdo dy vjet, grate kanë plotësuar një anektim mbi shëndetin e tyre.
Studiuesit kanë zbuluar se gratë optimiste kanë 30% më pak rrezik sesa gratë pesimiste. Gratë optimiste kanë më pak gjasa të vdesin nga ndonjë infeksion. Përveç kësaj, grate optimiste kanë 39% më pak gjasa të vdesin nga sulmi në zemër.
Hulumtuesit kanë vënë në dukje se një nga studimet e para që identifikuan lidhjen mes optimizmit dhe rrezikut të vdekjes, ishin sëmundjet infektive dhe frymarrjes. /Arbresh.info
Gjenden mbetjet e pengut të fundit izraelit në Gaza
Rama me Netanyahun: Shqipëria dhe Izraeli të lidhur nga një ...
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...