Popullariteti të cilat kanë shkaktuar dy stile flokësh që janë kthyer në modë – bob dhe lob, ende nuk po dalin mode.
Aq më parë, stili bob, i cili vjen në stilin “sleek” dhe aktualisht që e bartin personalitete të shumta të famshme.

Bobi elegant aktualisht është favorit midis yjeve të Hollywoodit.
Flokët e tyre të stilizuara në shenjë të bobit gjithnjë e më të pranishëm këto ditë i kanë treguar aktoret Nina Dobrev, Olivia Culpo dhe Jen Evan Tatum, ndërkaq në pistat e Javës së modës në New York kanë shëtitur edhe Bella Hadid dhe Kendall Jenner, transmeton Telegrafi.
Trendin e ka ndjekur edhe Emily Ratajkowski, e cila bashkëpunon me stilistët shumicës së yjeve të përmendura më sipër.

Bobi i saj i lëmuar dhe i shkëlqyer ishte alternativë atraktive me kaçurrela ngjyrë të gështenjtë të cilat zakonisht i bart.
Ky stil i flokëve mbase nuk është revolucionar, mirëpo bobi i rrafshët është alternativë freskuese aq shumë famëkeqe e bobit të valëzuar, i cili, si duket, bash të gjitha e bartin gjatë disa sezoneve të fundit.
Imagjinoni stilin e flokëve si shtesë mode të cilin e plotëson stili juaj, ky bob shik do të mund të jetë zgjidhje ideale për ju me rastin e ardhjes së vjeshtës.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...