Sipas një analize nga Journal of Hospital Infection, koronaviruset dhe mikrobet e tjera mund të jetojnë në sipërfaqe si qelqi, metali ose plastika deri në nëntë ditë. Dhe telefonat dihet se kanë më shumë baktere se vendet e tualetit.
Kjo do të thotë, se nuk ka rëndësi sa i latë apo dezinfektuat duart sepsw nëse ktheheni menjëherë dhe merrni një telefon të papastër, ju po ekspozoni potencialisht veten ndaj atyre mikrobeve që menduat se i zhdukët.
Drejtori i shërbimeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë në Singapor, Kenneth Mak, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se pastrimi i telefonave celularë ishte një masë më e rëndësishme dhe parandaluese edhe se vënia e një maske për fytyrën.
Duhet të keni kujdes që aparatët celularë të mos i pastrini me dezinfektantë apo alkool, por vetëm me me leckë mikrofibër e cila është lagur në ujë me sapun (kuptueshëm e shtrydhur fort).
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...