Ëndërr e çdo femre janë flokët e bujshme, mirëpo ndonjëherë nëna natyrë thjesht nuk është në anën tonë.
Ekzistojnë disa truqe të thjeshta, të cilat, megjithatë, mund të na sigurojnë vëllimin të cilin e dëshirojmë aq shumë, transmeton Telegrafi.
Me këto veprime të thjeshta do t’ia ktheni flokëve tuaj vëllimin dhe shkëlqimin dhe thjesht do ta kaloni këtë periudhë të ftohtë, kur shumicën prej nesh e mundojnë flokët e pajetë dhe fare pa vëllim.
Kur i lani flokët te floktari, kënaqeni me masazhin e lehtë të kokës. Patjetër aplikoni këtë truk të vogël edhe në shtëpi me rastin e çdo larjeje të flokëve, sepse përmirësoni qarkullimin e gjakut, gjë që flokët i bën më të dendura dhe më të forta.
Flokët e lagura janë dukshëm më të ndjeshme se kur janë të thata, prandaj gjatë larjes kushtoni kujdes se si po i trajtoni, mos i fërkoni në mënyrë të vrazhdët me peshqir dhe kushtoni kujdes se si po i krihni.
Flokëve tuaj më së miri është përshtatet që t’i lani me ujë të vakët. Uji i nxehtë thanë lëkurën e kokës dhe i dëmton rrënjët dhe cilësinë e qimeve, prandaj përpiquni që flokët t’i lani me ujë të vakët.
Përdorimi i regjeneratorit do t’i bëjë flokët tuaj më të buta, si të mëndafshta dhe në dukje më të vëllimshme. Nëse dëshironi që flokët të kenë vëllim, mos i harroni këtë veprim me rastin e larjes së flokëve.
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...