Hudhra dhe qepa mund të jenë shumë të shijshme, por e kanë një problem të përbashkët – shkaktojnë erë të keqe të gojës!
Megjithatë, s’është nevoja të krijoni panik nëse veç keni konsumuar qepë apo hudhër në drekë dhe pastaj e keni një takim të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.
Kjo sepse ka zgjidhje natyrale të cilat ju ndihmojnë ta largoni erën e tyre.
Mustarda
Futeni një lugë gjelle mustardë në gojë për disa sekonda. Pështyjeni atë dhe pastaj gjysmë lugë gjelle mustardë gëlltiteni.
Gjethet e majdanozit
Përtypja e gjetheve të majdanozit për disa minuta po ashtu jua hekë erën e keqe të gojës.
Çaji i gjelbër dhe limonada
Shija e freskët e këtyre pijeve e kanë të njëjtin efekt sikurse të përtypni çamçakëz.
Limoni
Rriskat e freskëta të limonit mund të jenë efikase për ballafaqimin me baktere të gojës. Për rezultate të shpejta, përtypni disa rriska menjëherë pasi të keni ngrënë qepë apo hudhër.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media