Qëndrueshmëria e grimit është shumë e rëndësishme për ne vajzat, sidomos kur pjesën më të madhe të ditës e kalojmë në punë dhe jo gjithmonë kemi kohë apo mundësi për ta ribërë make up-in gjatë ditës.
Dëgjojmë apo lexojmë vazhdimisht truke nga më të ndryshmet për grimin, që shumë prej nesh i kanë bërë pjesë të pandarë të rutinës së përditshme. Por, po sikur t`ju themi që disa truke i keni ditur gabim? Disa eksperte bukurie kanë ndarë në Reddit disa këshilla se si ta bëni grimin të zgjasë gjithë ditën – nga lagia e beautyblender-it me sprai fiksues e deri te aplikimi i pudrës para fondatinës.
1.Depilojeni fytyrën – Heqja e pushit nga fytyra e bën grimin të qëndrojë më gjatë dhe të duket më bukur.
2.Në vend të ujit përdorni sprain fiksues për të lagur beautyblender-in.
3.Aplikojeni pudrën para fondatinës
4.Edhe sprain fiksues aplikojeni para fondatinës, në këtë mënyrë poret do të zbehen
5.Përdorni laps buzësh para buzëkuqit, pasi e bën atë të zgjasë më shumë. Investoni në një laps të mirë.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari