Kanabidioli (CBD) është një përbërës i kanabisit dhe mund të jetë opsion trajtimi për personat që vuajnë nga autizmi. Sipas hulumtimit të kryer në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem, 60 fëmijë me çrregullim të spektrit autik u trajtuan me vaj të CBD për më shumë se 7 muaj.
Rezultatet ishin të jashtëzakonshme dhe 80% e fëmijëve patën përmirësime të përgjithshme. Shkencëtarët zbuluan se vaji CBD zvogëlonte ankthin, rregullonte komunikimin dhe problemet e sjelljes të lidhura me autizmin. Personat nuk ishin përgjigjur më parë në terapitë tradicionale të ilaçeve për autizmin.
Një në 40 fëmijë në SHBA është diagnostikuar me autizëm dhe sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Akoma priten studime të tjera në lidhje me kanabisin dhe autizmin.
Pas këtyre rezultateve shumë prindër kërkuan legalizimin e tij, por kjo mund të sjellë dëme në të gjithë shoqërinë duke përfshirë shumicën e të rinjve shkruan Revista Class.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1