Google ADS

Si është në të vërtetë miqësia me një introvert?

07:25 | 7 Korrik 2024
E.G

Sot, lidhjet shoqërore janë të rëndësishme, por për introvertët, miqësitë nuk kanë të bëjnë me ndërveprime të vazhdueshme apo me grumbullime të mëdha sociale

Për ta, një mik i vërtetë është dikush me të cilin mund të ndajnë mendimet dhe ndjenjat më të thella, pa frikë nga gjykimi. Por, introvertët kanë disa dëshira specifike, që vetëm një person që e ka vërtet mik i kupton.

Introvertët kanë nevojë për hapësirë

Do të ndodhë që ata të kenë nevojë të kalojnë kohë vetëm, kjo nuk është një shenjë mosinteresi apo indiference, por një nevojë e natyrshme për të rikarikuar baterinë e tyre sociale. Introvertët ndihen më mirë kur kanë mundësinë të tërhiqen dhe të reflektojnë dhe miqtë e tyre më të mirë janë ata që e kuptojnë dhe e respektojnë këtë nevojë.

Shpesh preferojnë biseda të thella dhe me kuptim dhe jo bisedat sipërfaqësore

Ata janë dëgjues të shkëlqyer dhe ofrojnë këshilla të menduara mirë. Ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e planeve të papritura ose takimeve spontane. Kështu, nëse doni të ftoni mikun tuaj introvert diku, sigurohuni që të jetë në dijeni kohë para se të vijë momenti për të dalë.

Për ta, momentet e heshtjes me një mik të mirë nuk janë aspak të sikletshme

Përkundrazi, këto momente janë shpesh ato që tregojnë se kush janë miqtë e tyre të vërtetë. Introvertët preferojnë të qëndrojnë në zonën e tyre të rehatisë dhe gjithashtu, pëlqejnë të shpenzojnë kohë me “persona që i bëjnë të ndihen rehat”, miq që nuk ndihen të detyruar të flasin gjatë gjithë kohës që janë bashkë.

Në fund të fundit, miqësitë me introvertët janë të bazuara në besim, mirëkuptim dhe respekt

Nëse e konsideroni veten një ekstrovert, kjo është shenja që “të adoptoni” një introvert dhe ta keni mik përjetë! /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale