Si e këshilloi Princesha Diana djalin e saj në lidhje me ndjekjen e vazhdueshme nga mediat

11:18 | 11 Prill 2020

Përderisa u rritën gjithmonë nën syrin e kamerave, djemtë e Princeshës Diana dhe Prince Charles, Uilliam dhe Harry, gjithmonë ishin kurizoë të dinin se pse ndiqeshin nga kamerat.

Në veçanti ishte Uilliam ai që u interesua dhe e pyeti nënën e tij, e cila i dha një përgjigjje të përsosur, transmeton portal arbresh.info

Mediat gjithmonë kanë qenë në përndjekje të Princeshës Diana, që nga moment kur ajo filloi të takohej me Prince Charles. Kjo ndodhi edhe pasi ata u martuan dhe krijuan familje.

Sipas një fqinje, Princesha Diana e dinte se pse Princi Charles e zgjodhi për tu martuar

Në përgjigjjen që Princesha Diana ia dha djalit të saj, ishte se mediat qëndronin aty për të dhe jo për fëmijët e saj.

Princesha Diana gjithmonë është përpjekur që të mbrojë djemtë e saj dhe në kohën e divorcit, ajo ishte ngarkuar që t’u sqaronte djemve të saj arsyen e ndarjes.

Prince Uilliam, më i rritur kishte arritur që të kuptonte në thelb arsyet dhe rolin e nënës së tij, por ishte Prince Harry, vetëm 12 vjeç kur nëna e tyre vdiq dhe nuk është aspak sekret se si ndihet ai në raport me mediat.

Prince Harry madje ka deklaruar se ishin mediat shkaktare që nëna e tyre e humbi jetën në një aksident me makinë në vitin 1997 në Paris.

Princesha Diana gjithmonë është përpjekur që të mbrojë djemtë e saj nga mediat dhe ndikimi i tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara