Ekspertët këshillojnë se cilët artikuj do të duhej t’i mbanit në cilën pjesë të frigoriferit
Nuk është vetëm se duken të rregulluara mirë, porse ekzistojnë edhe arsye po aq mira që sot të bëni rirregullimin e artikujve tuaj.
Në dollapin e sipërm të frigoriferit do të duhej t’i mbanit artikujt e paketuar, shalqirin, rrushin, produktet e mishit të thatë etj.
Kini parasysh që ai raft është vendi i dytë më i ftohtë në frigorifer, transmeton Telegrafi.
Në raftet në mes, nëse jeni fatlumë që të keni dy sosh, vendosni qumështin, vezët, gjellën e zier që ju ka tepruar nga dreka apo darka, pemët dhe frutat arrore.
Në atë pjesë të frigoriferit temperatura është më e qëndrueshme dhe ka lagështi më së paku.
Në fund të frigoriferit është më ftohtë, mirëpo ka më shumë lagështi, andaj ajo pjesë është e rezervuar për perime, sallata dhe artikuj të cilëve lagështia u bën mirë dhe do të qëndrojnë më gjatë të freskëta.
Në dyer të frigoriferit, që është pjesa më e ngrohtë, mbani gjalpin, djathërat e butë në pjesën e sipërme të derës, ndërkaq pijet në pjesën e poshtme.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...