Lindjet e para të ditës së parë të vitit 2018 në Empoli të Italisë kanë regjistruar një rast me të vërtetë të veçantë, nga ato që do të mbeten gjatë në mend jo vetëm për prindërit, por edhe për ata që asistuan.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një grua shqiptare, që i dha jetë rreth orës 06:28 të mëngjesit të sotëm një vajze, por duke e lindur atë në veturë.
Pasi u lajmëruan për rastin në fjalë, infermierët e urgjencës e ndihmuan atë në makinë, ndërsa më pas e çuan në spitalin e Empolit.
Atje u konstatua se fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit