Një grua i ka shkaktuar djegie të tmerrshme me acid dashnorit të saj, në mënyrë që ai të mund të vidhte identitetin e burrit të saj të vdekur.
Swathy Reddy, 28 vjeç, planifiku planin për të vrarë bashkëshortin Sudhakara, 32 vjeç, për të qenë më të dashurin e saj Rajesh Ajjakolu, shkruan “Daily Record”, transmeton portali arbresh.info
Ata dyshohet se u kanë thënë prindërve të burrit të saj se “djali i tyre” kishte pësuar aksident dhe se kishte nevojë për një ndërhyrje në fytyrë.
Por pas pothuajse dy javëve, prindërit e Sudhakar u bënë dyshues kur vunë re se “sjelljet e tyre ishte të ndryshme” dhe nga aty vendosën që t’i tregonin policisë.
Kur u kryen kontrollet e gjurmëve të gishtave, u zbulua se Rajesh ishte duke e paraqitur dashnorin si burrin e saj dhe besohet se burri i ndjerë ishte varrosur nga ata në një pyll.
Swathy Reddy nga Telengana, India, është arrestuar së bashku më dashnorin e saj./arbresh.info/

Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...