Nëse jeni të pakënaqur me jetën tuaj seksuale, një shkencëtare ka gjetur disa hapa të thjeshtë për të ndryshuar situatën për të mirë.
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis cilësisë së jetës seksuale të një personi dhe kohëzgjatjes së gjumit, ka theksuar profesoresha e psikologjisë në Univerisitetin e Floridës, Laurie Mintz, transmeton portali arbresh.info
Ajo ka vërë në dukje se një pjesë e madhe e amerikanëve nuk bëjnë gjumë të mjatueshëm, prandaj edhe studimi ka gjetur se 31 përqind e meshkujve dhe 45 përqind e grave nuk janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
“Ndërsa këto mund të duken si shqetësime të dallueshme, duhet të kuptohet se ato janë të lidhura ngushtë mes vete”, tha ajo.
Psikologia thekson se mungesa e gjumit dhe jeta e pakënaqur seksuale janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.
“Mungesa e gjumit mund të çojë në probleme seksuale dhe mungesa e seksit mund të çojë në probleme të gjumit. Në anën tjetër, gjumi i mirë gjatë natës mund të ojë në një interes më të madh në seks dhe seksi me përjetime të orgazmës mund të rezultojë me një gjumë të mirë”, tha ajo.
Ajo thekson se njerëzit duhet t’i përmbahen një orari si për gjumë, ashtu edhe për seks, në mënyrë që të shmangin këto dy probleme./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës