Shkenca për një kohë të gjatë pretendon t’i jap fund dramës më të madhe të njerëzimit: humbjes së flokëve.
Megjithatë, qerosja lidhet më shumë me meshkujt, por është problem që prek edhe gratë.
Gazeta angleze Metro.uk shkruan se një grup shkencëtarësh në Yonsei University në Korenë Jugore janë afër gjetjes së shkakut të rënies së flokëve, ndërsa janë duke punuar për një zgjidhje, transmeton portali arbresh.info
Në praktikë ata zbuluan dy protein, protein e përbërë nga zinku CXXC5, që krijojnë substancë biokimike për të ndaluar këtë proces.
Eksperimenti është kryer në minjë të laboratorit, ndërsa është gjetur se qimet kanë filluar të rriten për vetëm 28 ditë.
“Proteina e gjetur kontrollon rritjen e flokëve dhe ne kemi gjetur një substancë të re që promovon rigjenerimin e flokëve dhe kontrollon funksionimin e proteinës së njejtë”, Kang-Yell Choi, autor kryesor i studimit.
Ekipi studiues shpreson që të jetë në gjendje të krijojë një medikament me këtë substancë, në mënyrë të luftojë qerosjen./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...