A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni pa energji kur keni shpenzuar kohë me dikë të caktuar?
A jeni ndjerë në plot kuptimin e fjalës sikurse ai person jua ka vjedhur energjinë dhe ju ka ulur disponimin e keq – transmeton Telegrafi.
Sipas studimeve të kryera thuhet se njerëzit mund të absorbojnë energji nga njerëzit tjerë.
Ky lloj i energjisë në qeniet e gjalla ndryshe quhet edhe ‘bioenergjetika’.
“Trupat tonë janë si sfungjerë, duke absorbuar energjinë që është përreth nesh. Kjo është pikërisht arsyeja se përse ka njerëz që nuk ndihen rehat kur janë me një grup të caktuar njerëzish që kanë energji dhe emocione të përziera”, ka deklaruar psikologia e njohur Dr. Olivia Bader-Lee.
Ajo gjithashtu ka treguar se në këtë kohë kur studimet rreth energjisë po bëhen më të avancuara, ne eventualisht do ta shohim se si kjo do të ndikojë te njerëzit.
Përderisa shkencëtarët gjermanë e kanë konfirmuar se bimët e absorbojnë energjinë nga bimët tjera, Olivia thotë se edhe organizmi njerëzor është shumë i njëjtë me atë të bimëve.
Pra, thënë më thjesht, njerëzit do të jenë të aftë ta shërojnë njëri-tjetrin duke transferuar energji pozitive – njësoj sikurse që bëjnë bimët.
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...