Shkalla e divorcit ka shënuar majat gjatë viteve të fundit – por a ka ndonjë mënyrë për t’i parandaluar martesat ta arrijnë fundin?
Ekspertët thonë se shpeshherë në lidhje ka disa shenja të qarta që tregojnë se lidhjes po i vjen fundi, transmeton Telegrafi.
Prandaj, sipas tyre, në kohëra problematike është e rëndësishme t’i vëreni këto shenja në mënyrë që ta parandaloni më të keqen.
Partneri është larg rrjeteve sociale – të paktën larg nga ju në rrjete sociale
Një shenjë moderne që tregon se lidhja ka probleme është kur partneri i ka fshirë shumicën e postimeve në rrjete sociale, i ka zvogëluar postimet për ju të dy, ose edhe ju ka bllokuar krejtësisht.
Kjo është një mënyrë e lehtë për ta që ta imagjinojnë jetën pa ju.
Ka luhatje disponimi
Kur partneri zemërohet dhe irritohet apo acarohet, kjo është shenjë se është duke e konsideruar ndarjen.
Luhatja e disponimit ndikon që ata të tërhiqen nga ju dhe të jenë të paaftë të komunikojnë.
Ka ndaluar së bëri plane për të ardhmen
Kjo mund të nënkuptoj çfarëdo – kur partneri i ka ndalur diskutimet për të pasur fëmijë në të ardhmen, për të pasur një shtëpi më të mirë, nuk blen më bileta për koncerte, etj.
Nuk është në dispozicion…
Nëse partneri ka filluar të merret më shumë me palestër, e mbingarkon veten me projekte ekstra apo, thënë më thjesht, qëndron më pak në shtëpi duke shpenzuar kohë me ju, atëherë keni kujdes.
Është më pak intim
Kur partneri dëshiron ndarjen, ai fillon t’ju trajtoj më shumë si shoqe sesa si dashnore.
Nëse jeta juaj seksuale fillon të pësoj ndryshme – p.sh. më shumë bëni seks sesa që rrini bashkë, ose nuk bëni fare seks – atëherë keni kujdes.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...