Ndërmarrësia është një instikt. Disa e kanë të lindur e disa jo. Ekzistojnë 3 mënyra për të kuptuar nëse je i programuar për të qenë i tillë. Përtej gjenetikës, këto janë disa shenja të tjera.
Ti i kupton njerëzitTë kuptosh njerëzit dhe çfarë i bën ata të shkëlqejnë është një cilësi e një personi të suksesshëm. Sipërmarrja lidhet me marrëdhëniet, për të lansuar një biznes nevojitet pasion, energji, inteligjencë dhe kreativitet.
Suksesi është i limituar nga këto burime njerëzore, por vetë burimet janë pa limit. Maksimizo marrëdhëniet e tua, si me punonjësit, klientët dhe konkurrentët, dhe përfitimet do t’ju ndjekin.
Mos investo në produkte, investo në njerëz. Ky është çelësi i suksesit. Të njohësh pikat e tua të dobëtaËshtë mirë të kuptosh veten, por veten a arrin ta kuptosh? Njohja e vetes është thelbësore në botën e sipërmarrjes.
Të gjithë kanë pikat e tyre të dobëta, qoftë për të bërë llogari, gabimet drejtshkrimore apo hartimi i një projekti në Exel.
Ajo që ka rëndësi është mënyra se si i trajtoni dobësitë tuaja, nëse silleni sikur ato nuk ekzistojnë apo i pranoni dhe përpiqeni t’i përmirësoni. Vetëm kjo e fundit do t’ju ndihmojë të keni progres.
Njerëzit e suksesshëm ndërtojnë një skuadër që plotëson të gjitha hapësirat. Askush nuk mund t’i bëj të gjitha, por të gjithë mund të bëjnë diçka.Ti je i drejtëQarkullon një mit se njerëzit e suksesshëm janë të pamëshirshëm. Epo nuk qëndron kështu.
Një nga gjërat më të rëndësishme më jetë është të jesh i drejtë, të jesh i arsyeshëm. Edhe në biznes nuk ka ndonjë ndryshim. Secili sipërmarrës ka nevojë të gjejë formulën e tin Win-Win (fitore-fitore), një qasje në të cilën ata mund të shkëlqejnë pa kompromentuar suksesin e të tjerëve.
Ji i drejtë, i arsyeshëm, i suksesshëm. Kjo është renditja.Sipërmarrja është një botë kaotike e mbushur me surpriza, dhe këto karakteristika janë absolutisht jetësore nëse doni të keni një shans.
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...