Djemtë me tendenca psikopatike bëjnë më pak përpjekje për të qeshur me fëmijët tjerë, ka zbuluar një studim.
Hulumtimi, i publikuar në revistën ‘Current Biology’, ka zbuluar se djemtë të cilët rrezikojnë të bëhen psikopatë kur të rriten nuk mendojnë se “qeshja është diçka ngjitëse” – në kuptim që kur të gjithë fëmijët tjerë qeshin, ata mund të mos qeshin.
Skanimet e trurit gjithashtu kanë treguar se ata kanë reagim më të ulët edhe ndaj qeshjes së njerëzve tjerë.
Të qenit jo emocional dhe të pasurit mungesë mëshire, janë karakteristika të cilat ndërlidhen me zhvillimin e psikopatisë në vitet më të vonshme të jetës.
Fëmijët të cilët nuk qeshnin kur të gjithë qeshnin gjithashtu kishin pasur aktivitet më të zvogëluar në zonat e trurit ku janë të ndërlidhura me bashkëpunimin me njerëzit tjerë./standard/
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...