Që prej datës 21 qershor kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Gaforres, një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit (bëni gati shamitë të qajmë tani).
Dhe mesa duket kjo karakteristikë është shumë përcaktuese edhe në marrëdhënien e tyre me dashurinë.
Nëse partnerja juaj i përket kësaj shenje, bëni mirë t’i mbani mend atë që kemi shkruar pak më poshtë pasi do t’ju ndihmojnë të njihni më mirë njeriun që keni në krah. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për burrat, por edhe vetë femrat Gaforre pasi i ndihmon të njohin më mirë veten e tyre.
FEMRA GAFORRE NË DASHURI
Femrat e lindura në shenjën e Gaforres nuk kanë frikë të shfaqin anën e tyre më romantike kur janë të dashuruara. Do të ishte habi po të mos e bënin në fakt.
Pra, nëse ktheheni në shtëpi dhe gjeni petale dhe trëndafila në të gjithë shtëpinë, mos u ndjeni në faj se mos keni harruar përvjetor, është thjesht gjesti emotiv i radhës. Duke qenë se janë shumë të ndjeshme, Gaforret kërkojnë një partner me karakter të fortë, të vendosur dhe që s’bën kurrë kompromise me vlerat e parimet e tij.
Gaforret shquhen për aftësitë e tyre komunikuese dhe kjo gjë i ndihmon të mos mbajnë sekrete nga partneri, por të flasin gjithmonë me të për gjithçka, madje edhe për ato tema që mund të konsiderohen tabu.
Është shumë besnike dhe pret të njëjtën gjë, urren gënjeshtrat dhe shtirjen. Ka një temperament shumë zotërues dhe egoist që maskohet shumë mirë gjithmonë nga ëmbëlsia. I pëlqen të përkëdhelet, të ndihet e mikluar dhe e dëshiruar nga partneri./albeu/
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”