Përvjetori i 25-të i serialit tejet të dashur për publikun “Friends“, vazhdon të kremtohet me rikthimin e tij në vëmendje përmes formave nga më të ndryshmet. Një apartament i ri me temë nga ky show i famshëm televiziv, është çelur në New York, dhe interesi ishte i menjëhershëm.
“Ky apartament i Friendas-ve është i jashtëzakonshëm. Kur hyra për herë të parë, shpërtheva në të qeshura në çdo cep që shkelja, dhe për gjërat që shihja sepse më sillnin në mendje shumë kujtime. Ishte si një rikthim në kohë, vërtet fantastike!”, shprehet Maggie Wheeler.
“Është më shumë si një lloj muzeu, është e jashtëzakonshme. Detajet që përmban, ka kaq shumë gjëra edhe të vogla, orendi, sende të ndryshme, është befasuese. Në fakt, më dha një lloj trishtimi t`I shoh të gjitha këto, sepse më ka marrë malli për ato kohë”, tha James Michael Tyler, interpretues te “Friends”.
Apartamenti ikonë i Rachelit, Rossit, Monicas, Phoebe-it, Chandlerit dhe Joey-it, i risjellë në jetë në këtë formë, do të jetë i hapur për publikun deri në datën 9 tetor. Bileta kushton $29.50 dollarë për person. Dhe të interesuarit, nuk janë të paktë. Apartamenti përmban ambjente e risjell kostume dhe sende të përdorura për serialin që vazhdon ta mahnisë publikun po njësoj si përpara një çerek shekulli.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A