Mbretëresha e Anglisë, me gjithë moshën e saj, nuk heq dorë nga kryerja e detyrave mbretërore
Nëse keni pyetur ku qëndron sekreti i vitalitetit dhe i jetëgjatësisë së saj, ne e kemi përgjigjen.
Gjenetika
E ëma e Mbretëreshës Elizabeth ka jetuar 101 vjet. Edhe pse atë deri në rrumbullakimin e shifrës e ndajnë edhe 7 vjet, shumica janë të bindur që e pret i njëjti fat si edhe ai i së ëmës së saj.
Stili i jetës
Ajo shmang të gjitha shprehitë e dëmshme siç janë pirja e duhanit dhe e alkoolit. Kurrë nuk ka pushuar së punuari. Mbretëresha ka shumë obligime dhe nuk ka ndërmend të pushojë. Vizitat shtetërore, aksionet humanitare, ceremonitë e ndryshme, të gjitha këto ajo i arrin.
Shkencëtarët theksojnë që stili i këtillë i jetës e mban trurin vital dhe të ri.
Ushqimi i shëndetshëm
Me të gjithë ata kuzhinierë të famshëm të cilët ende janë në shërbim të saj, Mbretëresha nuk e ka edhe aq të vështirë që të ushqehet shëndetshëm. Ajo më së shumti kënaqet me ushqimet e thjeshta.
Për kafjall ha fjolla misri me pemë të thata dhe arra. Dreka dhe darka kryesisht janë të lehta, më së shpeshti mish pule apo peshk me perime, transmeton Telegrafi.
Kuzhinieri i saj personal në një intervistë ka zbuluar që Mbretëresha në rastet private ha ushqim shumë shëndetshëm. Gjithashtu, shmang brumërat dhe patatet vonë në mbrëmje.
Shëtit shumë
Në moshën 93-vjeçare Mbretëresha është shumë aktive dhe në kondicion të mirë. Çdo ditë del në shëtitje të gjata në mënyrë që të jetë fizikisht aktive.
Pirja e çajit
Natyrisht, si edhe të gjithë britanikët, edhe Mbretëresha Elizabeth e do çajin. Çdo mëngjes e fillon me një filxhan çaj të gjelbër. Dihet që çaji i gjelbër është plot antioksidantë, i cili ndihmon në përtëritjen e organizmit.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...