Një nënë kineze që rrallë herë bën make up dhe është në të 50-at, por duket aq e re saqë njerëzit mendojnë se djali i saj 22 vjeçar është i dashuri i saj. Pa asnjë rrudhë dhe me një trup shumë të tonifikuar, Liu po mahnit dita ditës njerëzit me pamjen e saj. Njerëzit shpesh herë shokohen kur marrin vesh qe jam thuajse 50” shprehet ajo për Mail Online. “Kur shkoj bëj pazar dhe i them njerërëzve moshën time reale, cuditen! Më pyesin për sekretin tim”
Pra cili është sekreti i saj?
Ushtrime të rregullta për tri dekada. “Notoj në liqen dhe bëj ushtrime peshe çdo ditë”, është shprehur ajo. “Ajo që më pëlqen më shumë është kur notoj në dimër”. Në fakt, Liu ka bërë not rreth lumit Yangtse në Kinë dhe lumit Han në Korenë Jugore. Dhe vitin e kaluar, ajo notoi nga brigjet e Penang, Malazisë në ngushticën e Malacas, të kalosh 7.45 milje në vetëm katër orë! Nëna super në formë ka mbi 75 milionë ndjekës në rrjetin social të quajtur Ëeibo dhe jeton me moton. “Nëse mendon se dukesh tmerrshëm, kjo është sepse nuk ke djersitur mjaftueshëm./dritare.net
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...