Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm. Epo ja ku do t’jua shuajmë edhe këtë kureshtje.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.
Përdorni lëngun e aloe verës

Mos ndoshta rrotull në ndonjë vazo në shtëpi keni aloe vera?
Është koha për ta vënë në përdorim! Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës.
Shpëlani kokën me ujë të ftohtë pas larjes së zakonshme

Mund ta provoni edhe këtë truk. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke çuar kështu në rritjen e shpejtë të flokëve. Një bonos shtesë: flokët do të shkëlqejnë më shumë.
Lani flokët me uthull molle

Kjo duhet aplikuar disa herë në muaj. Uthulla e mollës do t’ju ndihmojë për të pasur flokë të shëndetshëm.
Trajtojini flokët me maska që përmbajnë proteina

Po ju tregojmë një hile të thjeshtë për të luftuar mungesën e proteinave:
Përdorni vajra esenciale

Vajrat e bajameve, kokosit, rozmarinës, trumzës kanë një efekt pozitiv në flokët tuaj duke i siguruar atyre një numër të madh vitaminash dhe komponentësh bimorë.
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...