Nuk ka dyshime se lëkura e kujdesur, është e bukur dhe me shkëlqim. Nëse rregullisht kujdeseni për të, me siguri se lëkura ua kthen në të njëjtën mënyrë, me freski dhe shkëlqim. Propozimi ynë është të përdorni sallatën e gjelbër. Jo vetëm se është e pasur me vitamina A, C, E, B1, B2, B3 dhe B6, por përmban edhe shumë kalcium, magnez, hekur dhe bakër. Losioni nga sallata e gjelbër zbut të skuqurat nga dielli. Pos kësaj, është e njohur edhe si “helm” kundër puçrrave.
Nevojitet që gjethet e perimet t’i zieni në zjarr të lehtë për një orë e gjysmë. Kur t’i procedoni, ato i hidhni, por përgatisni lëngun. Lëngun e përdorni si losion, afati i kohëzgjatjes është tri ditë dhe duhet ta ruani në vend të errët e të ftohtë.
Nëse për ju problem është lëkura e thatë, atëherë përgatisni maskë. Mjafton që disa gjethe të sallatës së gjelbër t’i zieni në ujë për një minutë, t’i nxirrni dhe t’i përzieni në garzë. Maskën e aplikoni në lëkurën e fytyrës, qafë dhe vende të tjera, nëse dëshironi ta freskoni. Pas gjysmë orë e hiqni kompresën dhe shpëlani lëkurën me çaj kamomili.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...