Ti je denjë për dashuri dhe mos prano kompromise për zëvendësim me dashurinë
Gjetja e dashurisë së pastër, të thellë, të sinqertë për të gjitha kohët është bërë e pamundur.
Vajzave të cilat janë të vetmuara, u duket e pakuptueshme të gjejnë mashkullin e duhur – të denjë për t’i ofruar dashuri.
Mirëpo, të jesh në lidhje me dikë vetëm për të mos qenë e vetmuar është gabim.
Lidhja e tillë është e destinuar të dështojë. Më mirë të jesh e vetmuar, sesa në lidhje të gabuar.

Për këtë shkak qëndroni e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili i bën këto gjëra:
1. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili mban premtimet.
2. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do ta ndiejë mungesën tënde kur nuk je me të.
3. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do të bartë zemrën në duar.
4. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do të jetë i gatshëm të zgjidhë të gjitha problemet tuaja të përbashkëta që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj.
5. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do të jetë krenar me ty dhe për atë çfarë vërtet je ti.
6. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do të qëndrojë me ty dhe do të mbrojë qëndrimet tuaja.
7. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do të të bëjë që të ndihesh e veçantë çdo ditë.
8. Rrini e vetme derisa të gjeni mashkullin i cili do të jetë i denjë për dashurinë tuaj! /Telegrafi/
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...