Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave.
Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj.
Megjithatë, nëse i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë.
Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, këtu ka një maskë për trajtimin e rrathëve me shegë.
Nëse keni ndonjë pemë shege, shkoni këpusni një kokërr.
Ose, blijeni te tregu fshatar gjatë gjithë këtij sezoni, pasi kanë kohën e tyre dhe janë organike…
Në vetëm pak minuta, ja si të përgatisni një antirrudhë delikate për rrathët poshtë syve…
Maska me shegë
Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve.
Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.
Përbërësit:
20-30 kokrra shegë
1 lugë gjelle kos
2 lugë ҫaji mjaltë
1 lugë vaj ulliri
Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos.
Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës.
Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë.
Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.
Real Madridi synon nënshkrimin me Rodrin pasi dështuan ta tr...
Macron: Franca e gatshme të mbështesë Izraelin nga sulmet e ...
ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve
Në Vrellë të Istogut, sot do të bëhet ceremonia e rivarrimit...
Të hënën varroset 15-vjeçarja që u vra nga sulmi në Graz të ...
PDK mban konferencë për media