Kjo është një recetë klasike, por që për nga thjeshtësia dhe shija u ka mbijetuar shumë recetave të reja.
Për një drekë të shpejtë, në ditët kur jeni të zënë me punë, portal arbresh.info sjell recetën e makaronave me hudhër dhe djathë parmesan.
Përbërësit:
1 paketë makarona
2 lugë gjellë gjalpë
2 lugë gjellë miell
1 gotë qumësht
3 thelpinj hudhër
1 gotë krem për gatim
1 gotë djath parmesan
½ djath mocarela
Majdanoz i grirë imët ( sipas dëshirës)
Piper i zi ( sipas sëdhirës)
Kripë ( sipas dëshirës)

Përgatitja:
Zieni makaronat dhe kullojini mirë. Në një tigan të vogël, vendosni hudhrën dhe qumështin. Zijeni mirë për disa minuta, deri sa hudhra të zbutet. Vendoni këtë anash dhe në një tigan tjetër vendosni gjalpën, shtoni miellin dhe përizeni mirë në temperaturë të ulët. Hiqni hudhrën nga qumështi dhe më pas shtoni qumështin në tiganin ku është mielli. Shtoni edhe kremin, djathrat dhe hudhrën. Skuqeni dhe përzieni mirë, deri sa salca të formojë masë homogjene.
Shtoni makaronat e gatuara dhe përzieni mirë. Hudhni majdanozin dhe piperin e zi dhe servoni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin