
FW1002FRI13
Në rast se nuk e dini se çfarë të gatuani sot, atëherë portali arbresh.info sjell për ju recetën e sotme.
Receta e mëposhtme zakonisht është përcjellë nga disa gjenerata, pasi në ditët e ftohta ka qenë receta që është gatuar më shpeshti nga gjyshet tona, transmeton portali arbresh.info
Për shkak të përmbajtjes së vitaminave dhe vlerave ushqyese që përmban kjo gjellë, rekomandohet që të konsumohet të paktën një herë në dy javë.
Përbërësit:
1 kg presh
500 gr mish derri ose viçi
1 qepë
1 lugë gjelle me salcë
1 lugë kafje piper të kuq
piper të zi
kripë
pak rigon
vaj

Si fillim skuqim preshin përgjysëm dhe i vendosim në një enë. Në vajn e mbetur skuqim mishin, hedhim qepën e grirë hollë, pasi është zverdhur qepa hedhim salcë dhe piper të kuq, piper të zi, kripë, hedhim 1 apo 1/2 gotë ujë dhe e lemë të ziejë mishi.
Pasi mishi ka zier dhe ka mbetur me pak lëng hedhim preshin dhe e mbyllim tenxheren për 10 minuta, pasi gjella ka përfunduar dhe ka ngelur me pak yndyrë hedhim pak rigon, e heqim nga zjari dhe e lemë 30 minuta të pushojë, më pas e shërbejmë. Gjellën mos e trazoni vetëm lëvizim tenxheren që mos të ngjitet Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...