Edhe pse rukola ka shije të hidhur, konsiderohet që është afrodiziak i vërtetë, mirëpo shkëlqyeshëm shkon me pemë të cilat sallatës i japin notë të ëmbël
Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.
Sallatës së këtillë patjetër duhet shtuar edhe ndonjë fryt arror dhe i qitet vaj ulliri.
Përbërësit:
▪ një grusht manaferra,
▪ djathë i dhive,
▪ sallatë rukole,
▪ vaj ulliri,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ djathë balzamik.

Përgatitja:
Sallata përgatitet thjesht, ndërsa për fillim lahet rukola, kullohet dhe përhapet në pjatë.
Manaferrat gjithashtu lahen dhe radhiten mbi rukolë. Djathi i dhisë me gishta thërrmohet.
Me rukolën shkojnë shkëlqyeshëm fëstëkët, por edhe arrat, bajamet dhe lajthitë. Vetë zgjidhni shijen sipas dëshirës.
Kripë dhe piper u shtohen sipas shijes, andaj sipër qitet djathi balzamik dhe vaji i ullirit.
Sallata do të marrë shije plotësuese nëse i shtoni edhe ndonjë pemë, si p.sh. kajsi, apo sallatë të gjelbër.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...