Nuk ka më asnjë justifikim! As kohë!
Sa të hapni e mbyllni sytë do të kuptoni që prilli ka mbaruar dhe, siç e dini, në maj të gjithë e kanë nisur plazhin.
Problemet me kilogramët janë të përvitshme dhe gjendja bëhet alarmante pikërisht në pranverë.
Nëse zbatoni këshillat e mëposhtme, mund t’ia dilni, shkruan Living.al.
1. Pini shumë ujë, gjatë gjithë ditës.
2. Jo vetëm të mos konsumoni ushqime të dëmshme, por as të mos i shikoni ato. Pasi dihet se nuk do t’iu rezistoni dot gjatë ushqimeve të dashura.
3. Përgatitni ushqimet më herët, jo t’i bëni gati fiks në momentin kur iu hahet.
4. Përdorni një aplikacion për të matur kaloritë.
5. Përdorni pjata më të vogla.
6. Ecni më tepër.
7. Ushtrohuni me pesha, në vend të ushtrimeve kardio.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...