Dy nga sfidat më të mëdha gjatë muajit të Ramazanit janë uria dhe plogështia apo mungesa e energjisë për të kryer gjërat që zakonisht njerëzit i bëjnë.
Një nga këshillat më të mira si të kaloni mirë në këtë muaj të shenjtë për myslimanët, është që të zgjidhni ujin para kafeinës.
Nëse jeni mësuar që të merrni energji artificiale nga kafeja për t’u zgjuar në mëngjes, duhet po ashtu ta kuptoni që është më mirë të krijoni shprehi që përmirësojnë shëndetin tuaj në aspektin afatgjatë.
Kjo zgjedhje është shumë me rëndësi sepse ndikon në shëndetin e zemrës. Në mënyrë të vazhdueshme shtoni sasinë e ujit dhe në vend se të merrni një filxhan me kafe, merrni një gotë me ujë- sepse uji hidraton trupin tuaj dhe ju mban mendjen të freskët gjatë agjërimit.
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...