Jeni shumë e përshtatshme për atë pozitë të punës dhe JO, nuk jeni duke i bezdisur miqtë!
Studime të shumta e kanë ndërlidhur vetëbesimin e ulët me dukje jo të mirë, dhe me një sërë problemesh të cilat mund të ndikojnë në karrierën dhe lidhjet tuaja.
Si ta dini nëse keni vetëbesim të ulët dhe si ta rritni atë?
1. E URRENI VETEN
Përderisa ka periudha ku e urrejmë vetveten, mendimet e këqija për veten gjithmonë janë shenjë e vetëbesimit të ulët.
Vetë-urrejtja karakterizohet me ndjenja të zemërimit dhe frustrimit për atë që jeni dhe për paaftësinë tuaj për ta falur veten qoftë edhe për gabimet më të vogla.
Por, si ta zgjidhni këtë problem?
– Ndryshojeni dialogun e brendshëm dhe në vend të urrejtjes, flisni vetes me arsye
– Ndryshoni mendimet negative
2. E URRENI TRUPIN TUAJ
Një imazh i keq i trupit shpeshherë ndërlidhet me vetëbesim të ulët.
Kjo do të thotë se nëse e urreni trupin, kjo urrejtje do të ndikojë në mënyrën si silleni në punë, shoqëri, etj.
Për ta zgjidhur këtë problem, ndiqni këto këshilla:
– Mos e krahasoni veten me tjerët
– Kujdesuni për shëndetin tuaj
– Kujdesuni për pamjen tuaj
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut