Gratë janë dukshëm më pak të angazhuara sesa burrat që të rriten në përgjegjësi dhe detyra, sidomos pasi lindin fëmijë, thonë hulumtimet e reja.
Raporti i publikuar së fundi nga ekspertët britanikë ka zbuluar se vetëm 27.8 për qind e femrave janë të vetë-punësuara apo punojnë me orar të plotë tri vite pas lindjes, krahasuar me 90% të meshkujve, cilëson Telegrafi.
Të dhënat po ashtu tregojnë se femrat që rikthehen në punë pas pushimit të lehonisë janë 66% më pak të prira të rriten në pozitë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me meshkujt.
Veç kësaj, 17% e femrave e lënë punën gjatë pesë viteve pas lindjes, krahasuar me vetëm 4% të meshkujve.
Hulumtuesit kanë treguar se gratë vuajnë ekonomikisht si rezultat i përgjegjësive që kanë si prind, sidomos pasi sjellin në jetë fëmijë!

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës