Në koncertin e “One Love Mancester”, dolën në skenë mjaft yje të Hollivudit. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një oficer policie, i cili u xhirua dukë kërcyer me fëmijët në koncert.
Ai është filmuar për dore me disa të rinj, teksa këngëtari Justin Bieber po këndonte këngën e tij “Sorry”.
Punonjësi i policisë ka thënë se telefoni i tij nuk ka ndaluar së rëni qëkur video e tij u përhap në mënyrë virale. Paul Taylor u vlerësua nga të gjithë ata që e kanë parë videon.
Ai është një nga 50 policët të dërguar për të ndihmuar kolegët në koncertin që u mbajt në Manchester.
https://www.youtube.com/watch?v=aJMsGIt8zBo
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...